Trampi do të marrë pjesë në samitin G7 në Kanada në qershor
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G7 në Kanada muajin e ardhshëm, bëri të ditur sot Shtëpia e Bardhë.
- Post By Fami Bajrami
- 20:14, 22 maj, 2025
Uashington, 22 maj 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G7 në Kanada muajin e ardhshëm, bëri të ditur sot Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti Tramp do të udhëtojë në samitin e liderëve të G7 në Kanada nga 15 deri më 17 qershor”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit në brifingun e rregullt.
Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Otavës u tensionuan pas deklaratave të përsëritura të Trampit që Kanadaja t'i bashkohet SHBA-së dhe tarifave të saja gjithëpërfshirëse kundër vendit.
Por lidhjet u përmirësuan pasi kryeministri i sapozgjedhur kanadez, Mark Karni vizitoi Trampin në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij muaji pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme në Kanada në prill.