• e premte, 05 dhjetor 2025

Tërmet me magnitudë prej 6,3 ballë goditi ishullin Sumatra të Indonezisë

Tërmet me magnitudë prej 6,3 ballë goditi ishullin Sumatra të Indonezisë

Xhakarta, 23 maj 2025 (MIA) - Tërmet me magnitudë prej 6,3 ballë sot goditi ishullin Sumatra të Indonezisë, kumtoi Agjencia për Meteorologji, Klimatologji dhe Gjeofizikë e vendit (BMKG).

BMKG vlerësoi thellësinë e tërmetit në rreth 10 kilometra. Ai ka ndodhur rreth orës 3 pas mesnate sipas kohës lokale.

Qendra hetuese gjermane për gjeoshkenca mati fuqinë e tërmetit në 5,8 ballë.

Autoritetet vendore njoftuan se nuk ka rrezik nga cunami, ndërsa aktualisht nuk ka as raporte për të lënduar.

Indonezia gjendet në zonën tektonike me intensitet sizmik dhe aktivitet të vullkanit të njohur si unaza e zjarrt e paqësorit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR