Tramp: Çfarë dite, por akoma ditë të mrekullueshme po vijnë!
- Presidenti amerikan Donald Tramp u prononcua me një fjali: Çfarë dite, por akoma ditë të mrekullueshme po vijnë"!
- Post By Melahat Baftija
- 08:56, 10 prill, 2025

Uashington, 10 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp u prononcua me një fjali: Çfarë dite, por akoma ditë të mrekullueshme po vijnë"!
Kjo me siguri i përket ditës së djeshme, kur Trampi papritur pushoi disa nga tarifat e tij në 90 ditë dhe tha se në mënyrë plotësuese do t'i rrisë tarifat për import nga Kina.
Ndryshimi i papritur ka ndodhur për më pak se 24 orë pasi që kanë hyrë në fuqi tarifat amerikane për import nga dhjetëra vende, partnerë tregtarë të SHBA-së.
Barrierat e reja tregtare i kanë goditur tregjet, e kanë rritur sigurinë për recesion dhe kanë sjellë deri në kontramasa nga ana e Kinës dhe Bashkimit Evropian.
Tramp tha se do t'i rrisë tarifat për import nga Kina 125 për qind nga niveli prej 104 për qind, që ka hyrë në fuqi në mesnatë.
Ai theksoi se do të rriste tarifat ndaj Kinës për shkak të "mungesës së respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore".
Më herët të mërkurën, Kina njoftoi tarifa prej 84 për qind për importet nga SHBA-ja.
"Kam miratuar një PAUZË 90-ditore dhe kam ulur ndjeshëm tarifat reciproke prej 10 për qind gjatë asaj periudhe", tha Tramp, duke shtuar se vendimet për të pauzuar dhe rritur tarifat ndaj Kinës do të hyjnë në fuqi menjëherë.
Detajet e lëvizjes së tij nuk dihen ende, por pasojat dihen dhe kjo është një rritje historike në tregjet e aksioneve, veçanërisht të atyre amerikane. mb/
Foto: printskrin