Pakistan: Në shpërthimin e një auto-bombe në Baluxhistan janë vrarë katër persona
- Të paktën katër persona janë vrarë, ndërsa 20 janë plagosur në shpërthimin e një auto-bombe që ka ndodhur sot në afërsi të tregut të qytetit pakistanez Kila Abdullah në provincën Baluxhistan, i cili kufizohet me Afganistanin, deklaroi zëvendëskomisioneri i policisë lokelae Abdullah Rijaz.
- Post By Fami Bajrami
- 10:08, 19 maj, 2025
Islamabad, 19 maj 2025 (MIA) - Të paktën katër persona janë vrarë, ndërsa 20 janë plagosur në shpërthimin e një auto-bombe që ka ndodhur sot në afërsi të tregut të qytetit pakistanez Kila Abdullah në provincën Baluxhistan, i cili kufizohet me Afganistanin, deklaroi zëvendëskomisioneri i policisë lokelae Abdullah Rijaz.
Ai theskoi dhe se shpërthimi në qytetin e pjesës jugperëndimore pakistaneze dëmtoi murin e jashtëm të ndërtesës aty afër.
Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dyshohen separatistët etnikë nga Baluxhistani, të cilët sulmojnë shpesh forcat e sigurisë dhe civilët në Baluxhistan dhe pjesë të tjera të Pakistanit. rq/mb/
Foto: arkivi i MIA-s