Një sërë tërmetesh në ishullin grek Evia - më i fuqishmi 4,5 ballë
- Tërmet me fuqi prej 4,5 ballëve është regjistruar pak para orës 3:30 në ishullin Evia, që është pjesë e një sërë tërmetesh me epiqendër të njejtë në 24 orët e fundit në pjesën veriore të ishullit grek, ndërka është shkaktuar dëm më i vogël material dhe çarje në mbi 50 objekte, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:07, 19 maj, 2025
Athinë, 19 maj 2025 (MIA) - Tërmet me fuqi prej 4,5 ballëve është regjistruar pak para orës 3:30 në ishullin Evia, që është pjesë e një sërë tërmetesh me epiqendër të njejtë në 24 orët e fundit në pjesën veriore të ishullit grek, ndërka është shkaktuar dëm më i vogël material dhe çarje në mbi 50 objekte, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kryetari i Organizatës greke për planifikim dhe mbrojtje antisizmike Eftimos Lekas për televizionin shtetëor ERT tha se nuk ekziston arsye e posaçme për shqetësim, por se janëd uke e ndjekur zhvillimin, duke shtuar se banorëve u janë dhënë udhëzimet e nevojshme.
"Ky është tërmeti i tretë me fuqi prej mbi 4 ballëve sipas Rihterit në 24 orët e fundit prej se filloi aktiviteti sizmik. Që prej fillimit theksova se në ditët në vijim do të kemi tërmete me fuqi prej 4 dhe 5 ballë sipas Shkallës së Rihterit", theksoi Lekas.
Gjatë ditës së djeshme u regjistruan dhjetëra tërmete më të vogla, ndërsa më të fuqishmit ishin prej 4,1 dhe 4,4 ballë, të cilët u ndjenë edhe në Athinë.
Prefekti i komunës Mantudi, Jorgos Capuriotis për ERT tha se "shumë shtëpi pësuan çarje, disa objekte pësuan dëme më të mëdha, duke cekur se numri sigurisht është mbi 50 objekte.
Me vendim të prefektit, të gjitha shkollat në komunën konkrete sot janë të mbyllura në mënyrë që kompetentët të kontrollojnë objektet. ab/