• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi: Deri tani nuk është arritur asnjë përparim në negociatat në Doha

Hamasi: Deri tani nuk është arritur asnjë përparim në negociatat në Doha

Gazë, 19 maj 2025 (MIA) - Në negociatat në Doha për t'i dhënë fund luftës në Gazë në lirimin e pengjeve deri më tani nuk është arritur asnjë përparim, deklaroi sot përfaqësuesi zyrtar i grupit të militantëve palestinez të Hamasit.

"Deri më tani nuk është arritur asnjë progres në negociatat në vazhdim në Doha për shkak të mospërputhjes së vazhdueshme izraelite", tha një burim i Hamasit për Bi-Bi-Si.

Përfaqësuesi zyrtar tha se Hamasi kishte shprehur gatishmërinë për të liruar të gjithë pengjet izraelitë në një fazë, "me kusht që të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme për armëpushim - diçka që pala izraelite ende e refuzon, pasi ekipi i tyre negociator nuk ka mandatin për të vendosur për çështjet kyçe".

"Izraeli po pengon çdo mundësi për arritjen e marrëveshjes", shton burimi duke theksuar se Hamasi "refuzon çdo marrëveshje të pjesshme apo të përkohshme".

Ai përsëriti se Hamasi po kërkon paketë gjithëpërfshirëse e cila përfshin lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura në Gazë në këmbim të një numri të rënë dakord të të burgosurve palestinezë, armëpushim të përhershëm, tërheqje të plotë izraelite nga Rripi i Gazës dhe hyrjen e ndihmës humanitare.

Sipas burimit "Izraeli dëshiron që t'i kthejë pengjet e saj në një ose dy grupe në këmbim për një armëpushim të përkohshëm. rq/

Foto: arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR