• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kremlini: Çdo ndihmë amerikane shtesë për Ukrainën do të jetë dështim

Kremlini: Çdo ndihmë amerikane shtesë për Ukrainën do të jetë dështim

Kremlin, 12 dhjetor 2023 (MIA) - SHBA nuk mund ta kthejë rrjedhën e luftës në Ukrainë duke (shpërndarë) dhjetëra miliardë dollarë në vend, vlerësoi sot Kremlini para bisedimeve të planifikuara midis presidentit ukrainas dhe atij amerikan Volodimir Zelenski dhe Xho Bajden.

Kremlini thotë se çdo ndihmë shtesë amerikane për Ukrainën do të jetë "dështim".

"Kryesorja është që të gjithë të kuptojnë: dhjetëra miliarda dollarë në Ukrainë nuk e ndihmuan të arrijë sukses në fushëbetejë", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimtrij Peskov. Dhjetëra miliarda dollarë tjerë që Ukraina dëshiron të sjellë në ekonominë e saj do të jenë gjithashtu të dënuara me të njëjtin dështim... Kjo nuk mund të ndryshojë situatën e luftës, por gjithashtu nuk mund të ndryshojë përparimin e "operacionit special ushtarak", tha ai.

Zelenski do të angazhohet për më shumë ndihmë amerikane për luftën në Ukrainë kundër Rusisë, gjatë bisedimeve në Uashington me Bajdenin dhe udhëheqësit e Kongresit mes dyshimeve të mëdha që kanë disa deputetë republikan.

Peskov theksoi se Rusia do të ndjekë "me shumë kujdes" takimet e Zelenskit në Uashington. si/

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR