• e shtunë, 18 maj 2024

Kompania turke "Jilldirim" e bleu ish-kombinatin "Feni" nga Kavadari, punëtorët në mënyrë suksesive duhet të kthehen në punë

Kompania turke

Kavadar, 2 maj 2024 (MIA) - Kompania turke "Jilldirim e bleu kombinatin e feriniklit, ish-"Feni" nga Kavadari, ndërsa punëtorët në mënyrë suksesive duhet të kthehen në punë, deklaroi pasdite për MIA-n, Igor Gjerasov, kryetar i Sindikatës republikane për industri, energjetikë dhe xehtari. Ai shtoi se Sindikata dhe kryesia e re biseduan para disa ditësh dhe parimisht kanë arritur marrëveshje, ata qindra punëtorë të cilët ishin angazhuar për mbajtje të furrës në gjendje të nxehtë gjatë periudhës së kaluar, derisa shkritorja ishte në falimentim, të kthehen në punë të pacaktuar. Pas tyre, në mënyrë suksesive, sipas nevojës, të kthehen në punë edhe ish-të punësuar të tjerë të punësuar në kombinat.

"Në takim  na u tha se për rreth tre muaj, kombinati duhet të ristartojë me punë dhe të fillojë prodhimin, si sindikatë shpresojmë sse punëtorët do të kthehen në punë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për kompani, të rëndësishme për ekonominë e Kavadarit dhe të vendit", nënvizoi Gjersov.

Ish-gjiganti nga Kavadari, i cili deri para një kohe punësonte rreth 800 punëtorë, gjatë periudhës së kaluar përballej me probleme, të punësuarit protestonin, ndërsa kompania e cila ishte me pronarë të huaj, shkoi në falimentim. Të punësuarit rregullisht përkujtojnë se mijëra familje ekzistojnë nga shkritorja, duke i pasur parasysh kompanitë transportuese të angazhuara për kombinatin. ab/

Fotо: МIА arkivi 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR