• e premte, 22 nëntor 2024

Kina: Një shofer qëllimisht ka goditur për vdekje me automobil një turmë njerëzish,me ç'rast kanë humbur jetën 35 persona

Kina: Një shofer qëllimisht ka goditur për vdekje me automobil një turmë njerëzish,me ç'rast kanë humbur jetën 35 persona

Pekin, 12 nëntor 20224 (MIA) - Një burrë (62) qëllimisht e ka drejtuar automjetin e tij drejt një turme njerëzish, duke shkaktuar vdekjen e 35 personave dhe duke lënduar 43 të tjerë, njoftuan sot shërbimet e sigurisë në qytetin jugor kinez Xhuhai.

Në sulmin që ka ndodhur mbrëmë, burri ka përdorur një automjet të vogël terreni që të depërtojë nëpër dyert e qendrës sportive dhe të futet mes njerëzve që kanë qenë duke u stërvitur.

Shoferi është arrestuar nga policia derisa ka tentuar të ikë, theksohet në rapotet. Ai e ka lënduar veten me thikë dhe ka rënë në komë, njoftuan autoritetet e sigurisë.

Hetime paraprake kanë treguar se shoferi ka qenë i pakënaqur nga ndarja e pronës pas divorcit, gjë që e ka shtyrë drejt sulmit.

Presidenti Si Xhinping ka shprehur shok. "Duhet ta dënojmë ashpër vrasësin konform ligjit", deklaori ai, transmeton agjencia shtetërore e lajmeve, Sinhua. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR