• e premte, 05 korrik 2024

Katër investime të reja në vlerë mbi 150 milionë euro janë në fazën përfundimtare të negociatave, zbulon Kovaçevski për MIA-n

Katër investime të reja në vlerë mbi 150 milionë euro janë në fazën përfundimtare të negociatave, zbulon Kovaçevski për MIA-n

Shkup, 6 gusht 2023 (MIA) - Katër investime të reja me vëllim të përgjithshëm mbi 150 milionë euro janë në fazën përfundimtare të negociatave, thekson kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për MIA-n.

"Ajo që është e rëndësishme është të krijohen vende të reja pune në sektorin privat, i cili duhet të jetë motori i rritjes ekonomike në vend. Prandaj ne krijojmë kushte që kompanitë të zhvillohen dhe të paguajnë paga më të larta se mesatarja. Në këtë drejtim, due të përmend se investimet e reja dhe punësimet e reja janë një stimul i ri për ekonominë", thotë Kovaçevski.

Ai rikujton se në zonat zhvillimore teknologjiko-industriale janë arritur marrëveshje investimi prej mbi 280 milionë euro, duke përfshirë investimin më të madh grinfild që nga pavarësia e vendit prej 205 milionë eurosh me gjigantin elektrik aziatik “Jageo”. Këto investime në dhjetë vitet e ardhshme, siç thekson Kovaçevski, vetëm në bazë të kontributeve në buxhet duhet të sjellin mbi 4600 vende pune dhe mbi 90 milionë euro.

"Pa investime të reja nuk ka rritje ekonomike. Për ne, investimet e brendshme dhe të huaja janë po aq të rëndësishme. Pas numrave rekord të mbështetjes më të madhe financiare për numrin më të madh të kompanive në pesë vitet e fundit, të cilën e kemi siguruar vitin e kaluar dhe këtë vit, ne vazhdojmë të shënojmë interes rekord për grupin e masave që i sigurojmë përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve", thotë Kovaçevski.

Ai tregon se këtë vit janë pranuar një numër rekord i aplikacioneve, gjithsej 427 aplikacione për mbështetje përmes këtij ligji, si dhe janë lidhur 294 kontrata të reja me investime të planifikuara prej 365,9 milionë euro, që, siç vlerëson ai, është tre herë më shumë se nga të planifikuarat në vitin 2022.

"Numri më i madh i kompanive janë nga industria e drurit, mobilieve, shtypshkronjave dhe prodhimeve të letrës, pastaj industria metal-makineri, alumini, prodhimet e qelqit, si dhe industria e përpunimit ushqimor, por ka edhe nga ajo tekstile, industria e përpunimit të lëkurës, pastaj industria e informatike-komunikative, industria farmaceutike dhe kimike. Numri rekord i aplikimeve është rezultat i rritjes së besimit të kompanive që njohin partner në Qeveri, thekson kryeministri në intervistën për MIA-n.  ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR