• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tripunovski: Janë ndarë 56 marrëveshje për përkrahje të ngjarjeve lokale dhe panaireve

Tripunovski: Janë ndarë 56 marrëveshje për përkrahje të ngjarjeve lokale dhe panaireve

Shkup, 5 korrik 2024 

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot 05.07.2024 ndau 56 marrëveshje për përkrahje të ngjarjeve lokale dhe panaireve.

"Nga viti 2008, përkushtimi ynë për përkrahje të ngjarjeve lokale dhe panaireve është rritur shumë. Ajo që filloi me një shfrytëzues, tani u përhap me 56 marrëveshje të miratuara, duke treguar diversitetin dhe pasurinë e traditave të bujqve tanë", deklaroi Tripunovski.

Disa nga manifestimet lokale kanë kontinuitet të madh të mbajtjes, siç janë Ditët e orizit të Koçanit dhe mjaltës, e deri te panaret e reja inovative.

"Në konceptin e ri janë paraparë përkrahje më e madhe financiare, përfshirje të më shumë njerëzve të rinj, përforcimi i pozitës së grave në rajonet rurale dhe nxitja e turizmit kulturor. Së bahsku, kemi për qëllim të rrisim bujqësinë në nivel më të volitshëm në Maqedoni dhe ta përmirësojmë jetën rurale, tha Tripunovski.

Ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, Cvetan Tripunovski

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR