• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuvendi i zgjodhi delegacionet për bashkëpunim parlamentar me institucionet ndërkombëtare

Kuvendi i zgjodhi delegacionet për bashkëpunim parlamentar me institucionet ndërkombëtare

 Shkup, 5 korrik (MIA) - Kuvendi në seancën e nëntë të sotme plenare  zgjodhi përbërjen e delegacioneve për bashkëpunim parlamentar me institucionet ndërkombëtare.

 Për shef të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) është zgjedhur deputetja Marija Petrushevska, ndërsa për anëtarë Bisera Kostandinovska Stojçevska dhe Bekim Qoku. Zëvendës të tyre janë Marija Miteva, Sanja Llukarevska dhe Sadulla Duraku. 

 Për shef të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është zgjedhur deputetja Monika Zajkova, për anëtarë Nikolla Micevski dhe Halil Snopçe, ndërsa për zëvendësanëtarë Eli Panova, Boban Karapejovski dhe Diana Toska. 

 Shef i delegacionit të Kuvendit në Unionin Ndërparlamentar është kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ndërsa për anëtarë janë zgjedhur deputetët Nikolla Micevski, Halil Snopçe , Boban Karapejovski, Oliver Spasovski, Borisllav Kërmov dhe Blerim Bexheti. 

 Për shef të delegacionit parlamentar në dimensionin Parlamentar të iniciativës së Evropës Qendrore është zgjedhur Rina Ajdari, ndërsa për anëtarë Rashella Mizrahi dhe Kaltrina Beqiri, ndërsa për zëvendës anëtarë Beti Stamenkovska-Trajkoska, Mile Lefkov dhe Sllavjanka Petrovska. 

 Për shef të delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut është zgjedhur Dragan Kovaçki. Anëtarët janë Bekim Sali dhe Sllavjanka Petrovska, ndërsa zëvendës anëtarët Antonio Milloshoski, Ilir Hasani dhe Bllagoj Boçvarski. 

 Në seancën e sotme plenare, anëtarët e delegacioneve në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut, Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, Asambleja Parlamentare e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK) dhe në Komitetin parlamentar për stabilizim dhe asociacion. 

 Për tetë pikat e mbetura të rendit të ditës të seancës plenare të sotme nuk u plotësuan kushtet për t'u shqyrtuar. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR