• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski: Aktivitetet e përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në rajon janë me rëndësi thelbësore për përforcimin e stabilitetit

Mucunski: Aktivitetet e përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në rajon janë me rëndësi thelbësore për përforcimin e stabilitetit

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Jemi mirënjohës që NATO-ja e njeh Ballkanin Perëndimor si rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Fuqishëm besojmë se vazhdimi i kooridnimit të afërt dhe aktivittet e përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në rajon janë me rëndësi thelbësore, fillimisht përmes përshpejtimit të proceseve të integrimit evropian dhe euroatlantik. Kjo është me rëndësi thelbësore për prëforcimin e stabilitetit dhe mbylljen e vakuumit i cili është i përshtatshëm për ndikime destabilizuese nga palë të treta, theksoi sot minsitri i Punëve të Jashtme, TImço Mucunski në mëngjesin e punës të NATO-s në prag të Samitit në Uashington, javën e ardhshme, ku do të shënohet 75-vjetori i themelimit të Aleancës.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ishte nikoqir i mëngjesit të punës të NATO-s, ku morën pjesë ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, si dhe Ukraina, Japonia dhe BE-ja.

Duke folur para ambasadorëve, shefi i diplomacisë e potencoi mbështetjen ndaj përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar, posaçërisht rolin e BE-së dhe SHBA-së për normalizim të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, ndërkaq siç theksoi, vendi, si anëtare e NATO-s dhe anëtare e ardhshme e BE-së është i shqetësuar edhe për ngjarjet e fundit në BeH.

Ai potencoi se sulmet kibernetike, dezinformatat, ndikimet nga palë të treta janë sfida që duhet të jenë nëq endër të vëmendjes dhe theksoi se këto dukuri njejtë i godasin të gjitha shtetet në rajon.

Theksoi se javën e ardhshme në Samitin e NATO-s në Uashington do të sillen vendime të rëndësishme për të ardhmen e Aleancës, me të cialt do të aftësohet t'u përjgigjet rrethanave të reja të sigurisë, ndërsa siç theksoi, kjo është me rëndësi që të sigurohet mbrojtje kolektive nga sfidat që vijnë nga të gjitha drejtimet, ndërkaq e cila do të bazohet mbi zbatimin e qasjes së mbulimit 360 gradë.

Në Samit, delegacioni i vendit tonë i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski do të ketë mundësi të takohet me partnerët nga Indo-paqësori, dhe siç tha Mucunski, të bisedojnë me ta si ta thellojnë më tej bashkëpunimin dhe përpjekjet e përbashkëta për mirëmbajtje të paqes dhe stabilitetit në rajonet tona të largëta, por të lidhura.

Praninë e përfaqësuesve të lartë të BE-së në Samitin e NATO-s e vlerësoi si edhe një mundësi për përforcim të mëtutjeshëm të partneritetit strategjik dhe komplementaritetin mes NATO-s dhe BE-së.

Si epilog më të rëndësishëm nga Samiti i ardhshëm e ceki pakon gjithpërfshirëse për Ukrainën. "Mbetemi të përkushtuar në përforcimin e mëtutjeshëm të rolit udhëheqës të NATO-s në kooridnim të ndihmës së sigurisë dhe trajnimit për Ukrainën me sigurim të mbështetjes së qëndrueshme financiare, e cila është e domosdoshme për transformimin adekuat të mbrojtjes dhe sigurisë së Ukrainës, tha Mucunski dhe theksoi se vendi edhe më tej do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për Ukrainën, siç atë e bën prej fillimit të të agresionit në shkurt të vitit 2022. ab/

Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR