• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gir dhe Dreksler shpresojnë për vazhdim të dialogut me Qeverinë e re, pas deklaratave të Mickoskit se ambasadorët po përzihen në punë të brendshme

Gir dhe Dreksler shpresojnë për vazhdim të dialogut me Qeverinë e re, pas deklaratave të Mickoskit se ambasadorët po përzihen në punë të brendshme

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Euroambasadori në largim, Dejvid Gir dhe ambasadorja gjermane, Petra Dreksler në deklaratë për mediumet, të pyetur për të komentuar deklaratën e kryeminsitrit Hristian Mickoski se ambasadorët e huaj po përzihen në punët e brendshme, tha se shpresojnë për vazhdim të dialogut me Qeverinë e re.

Prej se disa ambasadorë shprehën vërejtje për paralajmërimin për shpërndarje të Këshillit gjyqësor dhe të Këshillit të prokurorëve publik,. Mickoski dje deklaroi se është bërë praktikë që ambasadorët të prëzihen në punët e brendshme të vendit dhe nëse kanë zgjidhje më të mira se do t'i pranojë.

I pyetur të komentojë këtë deklaratë të kryeministrit Mickoski, Gir tha se kryeministri ka ngritur çështje të rëndësishme lidhur me nevojën për reformë të sundimit të së drejtës.

"Kjo është me rëndësi thelbësore për rrugën evropiane të vendit, dhe ne do të vazhdojmë të angazhohemi me kryeminsitrin dhe me Qeverinë për t'i shqyrtuar mënyrat më të mira për të shkuar përpara. Shpresojmë për dialog kosntruktiv, ndajmë qëllime të njejta, në mënyrë që ta sjellim vendin në BE sa më shpejtë të jetë e mundur", theksoi Gir në mëngjesin e punës të NATO-s në Klubin e deputetëve në organizim të minsitrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski.

Gir e përshëndeti faktin se qeveria e tij vazhdon ta ndërtojë atë që e ka filluar Qeveria e kaluar - mbështetje për NATO-n, vazhdim të harmonizimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Me qëndrim të ngjashëm me Girin është edhe ambasadorja gjermane, Petra Dreksler, e cila, duke e komentuar deklaratën e Mickoskit, tha se do ta vazhdojnë dialogun me Qeverinë e re.

"Do ta vazhdojmë dialogun me Qeverinë e re dhe besoj se kjo do të vlerësohet nga të dyja palët. Kemi këmbim të çështjeve në sferën e sundimit të së drejtës, që është pjesë e procesit për inkuadrim në BE, Klasteri Themelet është shumë i rëndësishëm dhe shpresojmë se do ta vazhdojmë dialogun me Qeverinë", theksoi Dreksler. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR