• e enjte, 30 janar 2025

Jordania vendosi urë ajrore humanitare deri te Rripi i Gazës

Jordania vendosi urë ajrore humanitare deri te Rripi i Gazës

Aman, 28 janar 2025 (MIA) - Jordania sot vendosi një urë tetëditore ajrore për transport të ndihmës humanitare, mjekësore dhe ushqimore në Rripin e Gazës, e cila u shkatërrua gjatë luftës 15-mujore mes forcave izraelite dhe lëvizjes palestineze Hamas.

Saktë 16 helikopterë ushtarakë, dy italianë dhe 14 të forcave ajrore jordaneze, kanë fluturuar nga depoja e organizatës humanitare jordaneze, e locuar në Al Gabavi, rreth 30 kilometra në verilindje të Amanit.

Këto janë dërgesat e para humanitare jordaneze për Rripin e Gazës pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për armëpushim më 19 janar, e cila mundësoi dërgesë të rritur të ndihmës humanitare në territorin palestinez.

Ndihma do të transportohet deri në vendkalimin Karara, e njohur si vendkalimi Kisufim, në rajonin Kan Junis, në juglindje të Rripit të Gazës. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR