Izraeli do t'i ndërpresë të gjitha kontaktet me UNRVA, thotë një përfaqësues izraelit në KB
- – Izraeli do t’i ndërpresë të gjitha kontaktet me Agjencinë e KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRVA), deklaroi sot përfaqësuesi izraelit në KB, Deni Danon, pasi përsëri e akuzoi organizatën për minimin e sigurisë.
- Post By Fitore Curri
- 17:17, 28 janar, 2025
Nju Jork, 28 janar 2025 (MIA) – Izraeli do t’i ndërpresë të gjitha kontaktet me Agjencinë e KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRVA), deklaroi sot përfaqësuesi izraelit në KB, Deni Danon, pasi përsëri e akuzoi organizatën për minimin e sigurisë.
Zyrat dhe personeli i UNRVA në Izrael kanë rol të madh në sigurimin e mbrojtjes shëndetësore dhe arsimit në territoret e okupuara palestineze, por autoritetet izraelite një kohë të gjatë janë në konflikt me atë agjenci.
UNRVA thotë se ka sjellë 60 për qind të ushqimit që ka arritur në Gazë nga fillimi i luftës që vijoi pas sulmeve ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023.
“Gjyqësori ndalon që UNRVA të punojë në territor sovran të shtetit Izrael dhe ndalon çfarëdo lloj kontakti mes përfaqësuesve zyrtarë izraelitë dhe UNRVA. Izraeli do të ndërpresë çfarëdo lloj bashkëpunimi, komunikimi dhe kontakti me UNRVA ose çdonjëri që vepron në emrin e tyre”, tha Danon.
Izraeli thotë se dhjetëra të punësuar në UNRVA ishin të përfshirë në sulmin vdekjeprurës më 7 tetor të vitit 2023. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s