• e mërkurë, 03 korrik 2024

Ish lideri i Agimit të Artë kthehet në burg

Ish lideri i Agimit të Artë kthehet në burg

Athinë, 3 qershor 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Apelit nga qyteti Lamia ka vendosur që ish kryetari i partisë së djathtë radikale greke Agimi i Artë, Nikos Mihalolakos, i cili u dënua me 13 vite burgim për drejtimin e një organizate kriminele, të kthehet në burg dhe të anulojë vendimin për lirimin e tij, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Në fillim të muajit maj të këtij vitit gjykata në qytetin Lamia solli vendim që Mihalolaks të lirohet, pasi kreu tre të pestat e dënimit, megjithëse prokurori kishte mendim të kundërt dhe i sugjeroi të qëndronte në burg.

Me vendimin, ish lideri i partisë kthehet sërish në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 13 vitesh për drejtimin e një organizate kriminale.

Lideri Mihalolakos dhe pesë ish-deputetë u dënuan me 13 vite burg për formim të një organizate kriminale.

Në qershor të vitit 2022, shtatë vjet pas fillimit dhe 20 muaj pas përfundimit të procesit, gjykimi ka nisur sërish pas ankesës së të dënuarve kundër vendimit të marrë në shkallë të parë dhe është në vazhdim.

Agimi i Artë nga viti 2012 deri në vitin 2019 ishte pjesë e Parlamentit grek. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR