• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pjesa e BRIKS në PBB-në globale u rrit në një rekord prej 35,7 për qind

Pjesa e BRIKS në PBB-në globale u rrit në një rekord prej 35,7 për qind

Uashington, 3 korrik 2024 (MIA) - Në fund të vitit 2023, pjesëmarrja e vendeve të BRIKS në PBB-në globale pas paritetit të fuqisë blerëse u rrit për 0,6 për qind dhe arriti në një rekord prej 35,7 për qind, tregon analiza e të dhënave të Bankës Botërore.

BRIKS është themeluar në vitin 2006, ndërsa nga ai vit pjesëmarrja e këtij blloku ekonomik në ekonomi është rritur për 10,2 për qind.

Në të kundërt, pjesëmarrja e vendeve të Grupit të Shtatë (G7) në PBB-në globale ra për 0,4 për qind në 29 për qind në fund të vitit të kaluar dhe tani është më e ulëta në 30 vitet e fundit. ls/ 

foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR