• e mërkurë, 03 korrik 2024

Gjyshërit në Suedi mund të marrin një kompensim për t'u kujdesur për nipërit e tyre

Gjyshërit në Suedi mund të marrin një kompensim për t'u kujdesur për nipërit e tyre

 Stokholm, 3 korrik 2024 (MIA) - Në Suedi ka filluar të zbatohet një ligj i ri që lejon gjyshërit të marrin leje prindërore me pagesë ndërsa kujdesen për nipërit e mbesat e tyre deri në tre muaj gjatë vitit të parë të fëmijës.

Parlamenti sudez miratoi dhjetorin e kaluar propozimin e qeverisë për transferimin e ndihmës prindërore. Kjo ndodhë 50 vjet pasi Suedia u bë e para në botë që prezantoi lejen prindërore me pagesë për baballarët, jo vetëm për nënat.

 Sipas ligjit të ri, prindërit mund të transferojnë një pjesë të shtesës prindërore te gjyshërit. 

 Një çift prindërish mund të transferojë maksimumi 45 ditë te gjyshërit, ndërsa një prind vetëushqyes mund të transferojë deri në 90 ditë, njoftoi Agjencisë Suedeze e Sigurimeve Shoqërore.

 Shtesa prindërore në Suedi paguhet për 480 ditë ose rreth 16 muaj për fëmijë.

 Kjo tarifë llogaritet në bazë të të ardhurave të plota për 390 ditë, ndërsa për 90 ditët e mbetura merret një shumë fikse prej 17 dollarë në ditë.

 Ka edhe përfitime të tjera për prindërit në Suedi - ata gjithashtu mund të punojnë me kohë të shkurtuar derisa fëmija të mbushë tetë vjeç, ndërsa nëpunësit civilë mund të marrin punë me kohë të shkurtuar derisa fëmija të mbushë 12 vjeç. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR