• e shtunë, 26 tetor 2024

Irani njoftoi se dy ushtarë janë vrarë në sulmet izraelite në lokacione luftarake

Irani njoftoi se dy ushtarë janë vrarë në sulmet izraelite në lokacione luftarake

Teheran, 26 tetor 2024 (MIA) – Dy ushtarë iranianë janë vrarë në sulmin izraelit në lokacione luftarake përgjatë Iranit, njoftoi sot armata. 

Ata ishin vrarë në një aksion, informon agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e cila konsiderohet si zëdhënëse e korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në vend. Agjencia paralajmëroi më shumë hollësi.

Ushtarët u vranë në sulmin e shumëpritur hakmarrës të Izraelit ndaj Iranit, gjatë të cilit Tel Avivi njoftoi se ka kryer “sulme precize” ndaj caqeve ushtarake, transmetoi DPA. 

Caqet përfshijnë kapacitete për prodhimtarinë e raketave, sisteme raketore tokë-ajër dhe sisteme për mbrojtje kundërajrore, deklaroi zëdhënësi i forcave izraelite të mbrojtjes (IDF), Daniel Hagari. fc/

Fotografia: X

QËNDRONI TË LIDHUR