• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Hezbollahu kumton se ka kryer sulm me dron në një qytet në veri të Izraelit, jetën e kanë humbur dy ushtarë

Hezbollahu kumton se ka kryer sulm me dron në një qytet në veri të Izraelit, jetën e kanë humbur dy ushtarë

Bejrut, 7 maj 2024 (MIA) - Grupi libanez Hezbollah njoftoi se ka kryer sulm me dron ndaj pozicionit ushtarak izraelit pranë qytetit verior Metula. Armata izraelite më vonë konfirmoi se në sulmin jetën e kanë humbur dy ushtarë. 

Organizata pro-iraniane gjithashtu njoftoi se hodhi dhjetëra raketa përgjatë kufirit libanezo-izraelitë në caqe ushtarake brenda territorit të Izraelit. 

Izraeli dhe grupi libanez e cila ka grumbulluar një arsenal të madh që nga viti 2006, ka shkëmbyer sulme të përditshme për gjashtë muajt e fundit. Ky proces po zhvillohet paralelisht me luftën mes Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës.

Izraeli e filloi operacionin e tij ushtarak në Gazë pasi militantët e Hamasit kryen sulm ndaj shtetit hebre më 7 tetor të vitit të kaluar. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR