• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi e akuzoi IDF-në për masakrën në Rafah, Izraeli thotë se nuk di asgjë

Hamasi e akuzoi IDF-në për masakrën në Rafah, Izraeli thotë se nuk di asgjë

Gazë, 1 qershor 2025 (MIA) - Organizata militante palestineze Hamas akuzoi sot Izraelin për vrasjen e më shumë se 35 personave në qendrën e shpërndarjes së ndihmës humanitare në Rafah.

Hamasi në kumtesën thekson se sulmin e ka kryer "ushtria pushtuese fashiste" shënjestra e së cilës ishin mijëra qytetarë në rrugën e tyre drejt qendrës për shpërndarje të ndihmës në qytetin Rafah, publikoi Al Xhezira.

Gjoja, focat izraelite kanë hapur zjarr, duke vrarë më shumë se 35 persona, e plagosur më shumë se 150. 

"Ne e konsiderojmë pushtimin sionist, së bashku me administratën amerikane, përgjegjës për këto masakra. Mekanizmi i shpërndarjes së ndihmës, siç është në fuqi, po përdoret për të lënë popullin tonë të uritur", theksohet në kumtesën e Hamasit. 

Hamasi u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të krijojnë një komision ndërkombëtar të pavarur që të vijë në Gazë dhe të hetojë, siç thonë "krimet sistemike kundër civilëve".

Nga ana tjetër, publikoi "Tajms of Izrael", forcat mbrojtjëse izraelite (IDF) publikuan se nuk kanë dijeni për raportet për persona të lënduar në qendrën për shpërndarjen e ndihmës humanitare në jug të Gazës. 

"Në këtë moment, nuk kemi dijeni për pretendime se forcat tona kanë hapur zjarr në vendin e shpërndarjes së ndihmës. Hetimi është duke vazhduar", theksohet në kumtesën e forcave mbrojtëse izraelite. 

Organizata "Fondacioni Humanitar Gazë" njoftoi gjithashtu se ushtarët izraelitë herët në mëngjes qëlluan me të shtëna paralajmëruese, ndërsa njerëzit që kërkonin ushqim u mblodhën në qendrën për shpërndarje të ndihmës humanitare, njoftuan mediat amerikane.

Organizata deklaroi se pretendimet se dhjetëra palestinezë u vranë nuk janë të vërteta dhe se informacionet për vdekje, lëndime masive dhe kaos janë të rreme.

Fondacioni më herët publikoi se sot në mëngjes 16 kamionë kanë dorëzuar ndihmë humanitare pa asnjë incidentë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR