• e premte, 05 dhjetor 2025

Hetuesit rusë vlerësojnë se rënimi i dy urave në Kursk dhe Bërjansk janë "akte terroriste"

Hetuesit rusë vlerësojnë se rënimi i dy urave në Kursk dhe Bërjansk janë

Moskë, 1 qershor 2025 (MIA) - Hetuesit rusë deklaruan se rrëzimi i dy urave në afërsi të kufirit me Rusinë u shkaktua nga një "akt terrorist", njoftojnë mediumet ruse.

Siç transmeton DPA, incidentet e veçanta, ku siç thuhet, jetën e kanë humbur shtatë persona dhe të paktën 70 janë lënduar, kanë shkaktuar që trenat gjatë natës të dalin nga binarët, pasi dy urat u rënuan në rajonet kufitare Bërjansk dhe Kursk.

"Incidentet e paraqitura janë klasifikuar si akte terroriste", deklaroi Svetllana Petrenko, zëdhënëse e Komitetit hetues.

Guvernatori i Rajonit Kursk, Aleksandar Hinshtein deklaroi se "një person u lëndua në incidentin".

Në Bërjansk, megjithatë, shtatë persona e kanë humbur jetën, ndërsa rreth 70 janë lënduar, duke përfshirë edhe tre fëmijë, tha guvernatori Aleksandar Bogomaz. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR