• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski konfirmoi se delegacioni ukrainas do të merr pjesë në bisedat në Stamboll

Zelenski konfirmoi se delegacioni ukrainas do të merr pjesë në bisedat në Stamboll

Kiev, 1 qershor 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski në Iks kumtoi se ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov do ta udhëheq delegacionin ukrainas në bisedat e nesërme me Rusinë në Stamboll.

Zeleski me këtë e konfirmoi pjesëmarrjen e Ukrainës në rrethin e dytë të negociatave të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ai potencoi se qëndrimet ukrainase janë: E para armëpushim i plotë dhe i pakushtëzuar. E dyta - lirimi i të gjithë të burgosurve. E treta - kthimi i fëmijëve të rrëmbyer. Të vendoset paqe e sigurtë dhe e përhershme dhe të garantohet siguria për takimin e nivelit më të lartë.

Sipas tij, çështjet kyçe mund t'i zgjedhin vetëm liderët. bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR