Gjashtë persona u plagosën në Kolorado nga Koktej molotovi, FBI konsideron se është akt terrorist
- Gjashtë persona janë lënduar, ndërsa një grua ka marrë djegje të rënda në një sulm ndaj një tubimi paqësor në mbështetje të pengjeve izraelite në Gaza, që u zhvillua dje në qendër të Boulderit, në shtetin federal amerikan të Kolorados.
- Post By Fami Bajrami
- 08:55, 2 qershor, 2025
Uashington, 2 qershor 2025 (MIA) - Gjashtë persona janë lënduar, ndërsa një grua ka marrë djegje të rënda në një sulm ndaj një tubimi paqësor në mbështetje të pengjeve izraelite në Gaza, që u zhvillua dje në qendër të Boulderit, në shtetin federal amerikan të Kolorados.
Sulmuesi, 45 vjeçar Mohamed Sabri Soliman, brohoriti "Liri për Palestinën" përderisa hodhi pajisje ndezëse drejt turmës.
FBI-ja e trajtoi incidentin si sulm terrorist.
"Ata janë vrasës!" bërrtiti sulmuesi derisa digjte njerz.
Sulmi ndodhi në zonën e njohur për këmbësorë në rrugën Perl, katër blloqe qyteti në zemër të Boulderit. Turma po merrte pjesë në një shëtitje të dielën në mbështetje të pengjeve izraelite, të organizuar nga grupi vullnetar "Vrapo për jetën e tyre".
Në videon e publikuar nga Si-En-En shihet një burrë i zhveshur me dy shishe në duar, i cili bërrtite: "Çlironi Palestinën!", “Ndaloni sionistët!” dhe "Ata janë vrasës!" Ndërsa një polic me armë përpiqet ta ndalojë, dëshmitarët bërtasin: "Po hedh kokteje molotovi!".
Mes të lënduarve ka dhe persona të moshuar - të moshës 67 deri në 88 vjeç. Disa pësuan lëndime të lehta, ndërsa të tjerët pësuan djegie të rënda.
Një gruaje patjetër iu desh të hidhej në tokë dhe të rrokullisej për të shuar flakët.
Soliman ka qëndruar ilegalisht në SHBA, pasi më parë i ishte refuzuar azili.

Policia e identifikoi sulmuesin si Mohamed Sabri Soliman, shtetas egjiptian, viza e të cilit skadoi në vitin 2023. Si-Bi-Es publikoi se kërkesa e tij për azil ishte refuzuar që në vitin 2005, ndërsa nuk është e qartë kur dhe si përsëri hyri në SHBA. Autoritetet konfirmuan se ai veproi i vetëm dhe se nuk po kërkoheshin të dyshuar të tjerë.
Soliman, gjithashtu, u lëndua dhe u dërgua në spital, por natyra e lëndimeve të tij është e panjohur.
Stiven Myler, ish këshilltar i Trampit dhe aktualisht zëvendësshef i Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, shkroi në X se administrata e Bajdenit i dha Solimanit vizë turistike, në të cilën ai e vazhdoi, ndërsa pastaj dhe leje pune. Ai e quajti emigrant të paligjshëm.
Shefi i zyrës së FBI-së në Denver, Mark Mihalek, tha se sulme të tilla janë bërë shumë të zakonshme në të gjithë vendin.
"Sulmuesit vazhdojnë të kërcënojnë bashkësitë në të gjithë SHBA-në", tha ai.
Për zëvendësdrejtorin e FBI-së, Den Bongino, "ky është një akt terrorist që po hetohet si dhunë e motivuar ideologjikisht. Do të flasim qartë kur faktet ta kërkojnë atë".
Ministria e Drejtësisë së SHBA-së e quajti sulmin një akt dhune të panevojshëm, në kontekstin e sulmeve të fundit ndaj hebrenjve në SHBA.
Sulmi vjen vetëm një javë pasi një burrë tjetër, gjithashtu duke bërtitur "Palestina e Lirë", vrau dy punonjës të ambasadës Izraelite para Muzeut Hebraik në Uashington. rq/
Foto: X
A man hurled Molotov cocktails at a pro-Israel hostage protest in Boulder, Colorado, setting multiple people on fire in what the FBI is calling a targeted terror attack.
— AF Post (@AFpost) June 1, 2025
Follow: @AFpost pic.twitter.com/prp7zPyeNE