• e enjte, 04 korrik 2024

Heqja e parashkrimit të veprave penale torturë dhe maltretim në shërbim janë pjesë e detyrimeve të shtetit që rrjedhin nga vendimet e GJEDNJ-së

Heqja e parashkrimit të veprave penale torturë dhe maltretim në shërbim janë pjesë e detyrimeve të shtetit që rrjedhin nga vendimet e GJEDNJ-së

 

Shkup, 13 shkurt 2023 (MIA) - Heqja e parashkrimit të veprave penale torturë dhe maltretim në shërbim, si dhe ringjallja e aspektit civil të mekanizmit të kontrollit të jashtëm, janë pjesë e obligimeve me të cilat përballet shteti në periudhën në vijim, të cilat rezultojnë nga vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Komiteti i Ministrave do të ketë një takim për të drejtat e njeriut në qershor të këtij viti, që do të thotë se pret një plan veprimi të përditësuar nga agjenti i qeverisë deri në mes të marsit.

Kjo u theksua në tryezën e sotme për ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ dhe Mekanizmit të jashtëm për kontroll, organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe delegacioni i Këshillit të Evropës nga Departamenti për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. (GJEDNJ).

Agjentja qeveritare e Byrosë së Përfaqësimit të Maqedonisë së Veriut, Danica Xhonova, ka treguar se grupi prej tetë aktgjykimeve të GJEDNJ Kitanovski dhe të tjerë janë ende nën mbikëqyrjen e Komitetit të Ministrave dhe janë në fazën e ekzekutimit, që do të thotë se pritet nga shteti të ndërmerren masa të caktuara, si kryerja e hetimeve të reja në fushën e masave individuale, si dhe në fushën e masave të përgjithshme që kanë për detyrë të parandalojnë shkeljet e ngjashme në të ardhmen të të drejtave të njeriut të KE-së.

Në pjesën e masave individuale të përmbarimit të aktgjykimeve, në lëndët Zheladinov, Sulejmani dhe Trajkovski, si shtet, theksoi Xhonova, nuk kemi arritur të bëjmë një hetim të ri në asnjë nga rastet pas të cilave ka ardhur parashkrimi.

Aktualisht para Kuvendit, sipas Xhonovës, ka ndryshime në Kodin Penal ku propozohet heqja e parashkrimit për pjesën penale torturë, ndërsa me Kodin e ri Penal që po përgatitet, ajo bëri me dije se një tentativë do të bëhet për heqjen e parashkrimit nga vepra penale maltretim në shërbim.

Si një nga obligimet më të mëdha që na pengon, Xhonova e theksoi se është ringjallja e mekanizmit të kontrollit të jashtëm, ku si shtet, tha ajo, kemi problem serioz me ringjalljen e aspektit civil të këtij mekanizmi.

Bojana Nikolin, shefe e seksionit, Departamentit për Ekzekutim të Aktgjykimeve, Këshilli i Evropës, theksoi se këto tetë lëndë nga grupi Kitanovski janë në fakt 30 për qind e të gjitha rasteve që janë për vendin para GJEDNJ-së.

Komiteti i Ministrave do t'i shqyrtojë këto raste për herë të parë në takimin e parë për të drejtat e njeriut në qershor të këtij viti. Kjo do të thotë se Komiteti i Ministrave pret një plan veprimi të përditësuar nga agjenti i qeverisë deri në mes të marsit. Prandaj është e rëndësishme që të zgjidhen disa nga çështjet e hapura dhe të flasim hapur për këtë", tha Nikolin.

Në përgjigje të vendimit për dëmtim, Nikolin theksoi se shteti ka detyrimin në bazë të së drejtës ndërkombëtare të marrë masa, nga njëra anë, të kthejë kërkuesin në gjendjen që gëzonte para dëmtimit dhe së dyti, të marrë masa të përgjithshme për të shmangë shkelje të tilla në të ardhmen.

Ngjarja organizohet në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të sistemit penitenciar në Maqedoninë e Veriut”, pjesë e programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi - Faza III. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR