• e mërkurë, 12 mars 2025

Hakanen: Rusia do të mbetet një faktor i rrezikshëm në Evropë edhe pas luftës në Ukrainë

Hakanen: Rusia do të mbetet një faktor i rrezikshëm në Evropë edhe pas luftës në Ukrainë

Helsinki, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Rusia dhe vendet që e mbështesin do të vazhdojnë të përbëjnë një rrezik për Evropën edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë, tha ministri finlandez i Mbrojtjes, Anti Hakanen.

“Rusia, së bashku me aleatët e saj, do të mbetet një faktor i rrezikshëm në Evropë edhe pas luftës në Ukrainë dhe ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë që ajo të kërcënojë vendet evropiane me përdorimin e forcës ushtarake”, tha Hakienen në një konferencë për shtyp.

Finlanda ka publikuar rishikimin e saj të parë të politikës së mbrojtjes që nga anëtarësimi në NATO vitin e kaluar. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR