• e premte, 10 maj 2024

Guardiola: Puna kryesore në futboll është të shënosh gol

Guardiola: Puna kryesore në futboll është të shënosh gol

Mançester, 18 prill 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola i ka shprehur përshtypjet e tij pas eliminimit nga Reali i Madridit (1:1, pen. - 3:4) në ndeshjen kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

"Do të doja të fitonim, por urime për Realin e Madridit. Kemi bërë gjithçka që kemi mundur, kemi luajtur jashtëzakonisht mirë në të gjitha aspektet. Për fat të keq, nuk arritëm të fitojmë. Në futboll, puna kryesore është të shënohet gol. Ata ishin më të mirë në penal-ruletin. Ata janë në gjysmëfinale, ne jo. Gjithçka është vendosur nga imtësira. Ndonjëherë fiton në penalti, ndonjëherë jo", deklaroi Guardiola për pres shërbimin e UEFA-s.

Reali i Madridit në gjysmëfinale do të luajë kundër Bajernit të Mynihut.

Në përballjen tjetër gjysmëfinale do të luajnë Borusia Dortmundi dhe Pari Sen Zhermeni. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR