• e enjte, 25 korrik 2024

Çellsi e përcaktoi çmimin për Lukakun

Çellsi e përcaktoi çmimin për Lukakun

Londër, 25 korrik 2024 (MIA) – Udhëheqësia e Çellsit e përcaktoi çmimin për blerjen e futbollistit të tyre, Romelu Lukaku.

Napoli është në negociata me Çellsin për një transferim të mundshëm të belgut, njoftoi gazetari Xhanluka Di Marcio. Klubi italian ofroi 25 milionë euro për lojtarin, por britanikët kërkojnë 35 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, Napoli tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin 31-vjeçar. Me kontratën trevjeçare, Lukaku do të fitojë gjashtë milionë euro në vit nëse realizohet transferimi. Vetë futbollisti është gati të ndryshojë klubin.

Lukaku është kthyer në Çellsi në vitin 2021. Sezonin e kaluar, sulmuesi luajti për Romën si lojtar i huazuar. Për klubin romak luajti 47 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 21 gola dhe realizuar katër asistime. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR