• e enjte, 25 korrik 2024

Reali i Madridit dhe Mendi u pajtuan për kontratë të re deri vitin 2027

Reali i Madridit dhe Mendi u pajtuan për kontratë të re deri vitin 2027

Madrid, 25 korrik 2024 (MIA) - Ferland Mendi dhe Real Madridi u pajtuan për kontratë të re. Mbrojtësi 29-vjeçar do të nënshkruajë kontratë të re me klubin madrilen deri në vitin 2027 me opsion për vazhdim edhe për një vit, njofton "Marka".

Një nga pikat kryesore të kontratës është numri i ndeshjeve që i luan futbollisti në çdo sezon. Nga kjo varet edhe komponenta financiare e kontratës.

Sezonin e kaluar, Mendi ka luajtur në 23 ndeshje në La Liga dhe 37 në të gjitha garat. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR