• e martë, 24 dhjetor 2024

Jusef En-Nesiri nënshkroi për Fenerbahçen, bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Superligës turke

Jusef En-Nesiri nënshkroi për Fenerbahçen, bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Superligës turke

Stamboll, 25 korrik 2024 (MIA) - Sulmuesi maroken, Jusef En-Nesiri ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me gjigantin turk Fenerbahçe, bën të ditur klubi. Katër sezonet e fundit ai i kaloi në Sevila të Spanjës, ndërsa tani është vënë nën vëzhgimin e Zhoze Murinjos si trajner tashmë i Fenerbahçes.

Fenerbahçe do të paguajë 19.5 milionë euro për të drejtat e futbollistit maroken me çka bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Superligës turke.

“Mirë se erdhe në Fenerbahçe Jusef En-Nesiri”, ka shkruar klubi në profilin e tij në rrjetin social X.

Marokeni ka 73 paraqitje dhe 20 gola për reprezentacionin, duke shënuar 73 gola në 169 ndeshje për Sevilën ku dy herë e fitoi Ligën e Evropës - në vitin 2020 dhe 2023.

En Nesiri i cili e çoi Marokun në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Katar dy vjet më parë, do të jetë partner në sulmin e Fenerbahçes me veteranin boshnjak Edin Xheko.

Fenerbahçe nuk e ka fituar titullin në Turqi që nga viti 2014 dhe po kërkon t'i japë fund kësaj situate. Klubi nga bregu aziatik i Stambollit e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e dytë pas rivalit kryesor Gallatasaraj.

Foto: Fejsbuk/Fenerbahçe

 

QËNDRONI TË LIDHUR