• e hënë, 23 dhjetor 2024

Federata shqiptare e futbollit e vazhdoi kontratën me Silvinjon

Federata shqiptare e futbollit e vazhdoi kontratën me Silvinjon

Tiranë, 25 korrik 2024 (MIA) - Federata shqiptare e futbollit (FSHF) njoftoi për vazhdimin e kontratës me trajnerin e përfaqësueses Silvinjo.

Braziliani 50-vjeçar nënshkroi kontratë deri në dhjetor të vitit 2025. Ai punon me përfaqësuesen nga janari i vitit 2023. 

"Pas suksesit të arritur në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024, qëllimi kryesor tani do të jenë kualifikimet historike për Kampionatin Botëror", thuhet në kumtesën e organizatës. 

Kontrata të reja janë nënshkruar edhe me ndihmësit e trajnerit, Doriva dhe Pablo Zabaleta.

Në Kampionatin Evropian, Shqipëria përfundoi në vendin e fundit në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, duke fituar një pikë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR