• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maskerano për ndeshjen me Marokun: Ky ishte skandali më i madh që e kam parë në jetën time

Maskerano për ndeshjen me Marokun: Ky ishte skandali më i madh që e kam parë në jetën time

Paris, 25 korrik 2024 (MIA) - Skandal çfarë futbolli nuk ka përjetar ka ndodhur në ndeshjen e parë të Lojërave olimpike në Paris.

Argjentinasit barazuan kundër Marokut me gol në minutën 90+16. Tifozët e Marokut kanë hyrë në fushë, gjyqtari Niberg nga Suedia referoi diçka, por ajo nuk ishte fund i ndeshjes, por vetëm ndërprerje. Futbollistët e Argjentinës kanë ikur në zhveshtore, e pastaj skandali mori përmasa epike, pasi gjyqtari me ndihmën e VAR-it e pranoi kërkesën e Marokut që goli të anulohet për shkak të ofsajdit.

Pas pothuaj dy orë, Niberg i ka kthyer lojtarët në fushë, janë luajtur tre minutat dhe ndeshja më në fund u regjistrua me fitore të Marokut me rezultatin 2:1.

Përzgjedhësi i kombëtares olimpike të Argjentinës, Havier Maskerano ishte mjaftë i zemëruar pas ngjarjeve.

"Ky është cirku më i madh që e kam parë në jetën time. Ajo që ndodhi në fushë ishte skandal. Duhet të përqendrohemi te vetja jonë. Është e qartë se ishte konfuze, por tani duhet të shohim përpara, kjo ka mbaruar, ka mbaruar. Duhet të fokusohemi te dy ndeshjet. Mbajeni zemërimin dhe përdorni atë në ndeshjet e ardhshme", deklaroi Maskerano. bsh/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR