• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grupi i punës e miratoi Propozim nismën për ndryshimin e Kushtetutës (PLT)

Grupi i punës e miratoi Propozim nismën për ndryshimin e Kushtetutës (PLT)

Shkup, 26 maj 2023 (MIA) - Grupi punues në mbledhjen e sotme miratoi Propozim-nismën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë me qëllim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Propozimi do t'i dorëzohet Qeverisë, e cila do të duhet ta përcjellë nismën në Parlament, ku do t'i kalojë të gjitha trupat punuese.

"Mbledhja përfundoi me sukses, ne i morëm të gjitha vendimet njëzëri, patëm diskutim të frytshëm, u prezantuan disa, dhe argumente të tjera, por ajo që është më e rëndësishmja është se u pajtuam me atë që është propozimi për të nisur ndryshimin e Kushtetutës së RMV-së me udhëzime të caktuara, ndryshime dhe plotësime sipas nevojës. Ndryshimet janë në pjesën Preambulë duke shtuar disa kombe. Pas popullit boshnjak shtohen fjalët: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre, populli egjiptian", tha pas takimit kryetarja e grupit punues, Margarita Caca Nikollovska.

Ndryshimi i dytë, siç shtoi ajo, është në pjesën për diasporën dhe në amandamentin 34 i cili është zëvendësuar me nenin 49 dhe amandamentin 2. Në këtë amandament të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilin zëvendësohet neni 49 dhe amandamenti 2, pas popullit boshnjak shtohen fjalët populli bullgar, kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre, populli egjiptian. 

Ajo bëri të ditur se ka ndryshim edhe në Komitetin për Marrëdhënie mes Bashkësive për atë që tani paraqitet numër më i madh i popujve të cilët mund të nxjerrin numër më të madh të deputetëve dhe të ketë deputetë në Komitetin e bashkësive. 

"Këtu është numri 43, është ruajtur barazia, me 16 deputetë nga radhët e deputetëve në Kuvend nga radhët e shqiptarëve dhe maqedonasve, nga një nga radhët e deputetëve në preambulë, me faktin se nëse njëra nga bashkësitë nuk kanë deputetë,  atëherë mbetet  që Avokati i Popullit të propozojë anëtarët e Komitetit pas konsultimit me përfaqësuesit përkatës të atyre bashkësive", tha Caca Nikollovska.

Grupi i punës ka përgatitur edhe sqarim të shkurtër për nismën, bazën dhe arsyetimin e saj.

"Ky është teksti narrativ. Unë i lexova ndryshimet dhe nenet e caktuara në Kushtetutë, megjithatë amandamentet pas do të duhet të përgatiten në tekst kështu që duhet të prezantohen para Kuvendit. Tani t'i dëshirojmë punë të suksesshme edhe Kuvendit, t'i pranojnë këto propozim ndryshime që të mundet më tutje shteti me sukses ta vazhdojë procedurën në realizimin e qëllimit të përbashkët strategjik - hyrjen në Evropë", deklaroi Caca Nikollovska. 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me propozimet për ndryshimet e tjera kushtetuese, ajo tha se ka pasur edhe të tilla, por nuk kanë vendosur për të njëjtat. 

"Ka pasur propozime, por ne i kemi konsideruar ato propozime vetëm si propozime në aspektin e prezantimit,  përndryshe nuk kemi vendosur për to. Së pari, për faktin se kjo është punë parësore që ne duhej të kryenim, dhe së dyti për faktin se ato ndryshime nuk janë kërkuar nga ne në një farë mënyre. Mirëpo, megjithatë, duke qenë se ka pasur prezantime të caktuara, nuk ka pasur asgjë problematike për t'i dëgjuar dhe se kur do të vijë radha e tyre, nuk e dimë në asnjë rast", tha ajo.

Nikollovska thotë se "Kushtetuta gjithsesi do të hapet" dhe porosit se është e preferueshme që kjo të ndodhë para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

"Dashtë Zoti të hapet Kushtetuta para anëtarësimit dhe atëherë sipas gjitha gjasave do të ketë edhe disa propozime të tjera të cilat persona të caktuar do të konsiderojnë se do të duhet të përfshihen në Kushtetutë. Ka probleme në Kushtetutë, nuk është Kushtetuta libër i cili ka zgjidhur gjithçka, përkundrazi. Megjithatë, për këtë mund të flasim në mënyrë shtesë", tha ajo.

Në pyetjen nëse, votohet nevoja për ndryshimin e Kushtetutës në Kuvend dhe nëse këto propozime mbërrijnë në Komisionin Kushtetues, dhe aty ka amandamente të caktuara përsëri do të aktivizoheshin si grup i punës, ose ajo si kryetare, ajo u përgjigj se nuk mund të thotë se si në të ardhmen do të sillen deputetët. 

"Kjo është diçka të cilën ne e kemi si detyrim. Këtë e bëmë. Si më tutje do të sillen deputetët dhe si Komisioni për Çështje Kushtetuese nuk mund tu them. Për çdo rast do të njoftoheni, do të dini se çka do të punohet", tha Caca Nikollovska. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR