Greqia dërgon dy aeroplanë në Shqipëri për përballje me zjarret
- Ndihmë ajrore siguron Greqia për Shqipërinë duke dërguar dy aeroplanë zjarrfikës të tipit PZL për shuarjen e zjarrit të madh pyjor që shpërtheu në zonën Krongji në Bashkinë Finiq, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:38, 11 gusht, 2025
Athinë, 11 gusht 2025 (MIA) - Ndihmë ajrore siguron Greqia për Shqipërinë duke dërguar dy aeroplanë zjarrfikës të tipit PZL për shuarjen e zjarrit të madh pyjor që shpërtheu në zonën Krongji në Bashkinë Finiq, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga Ministria Greke për Mbrojtje Civile dhe Kriza Klimatike bënë të ditur se ndihma vjen pas një kërkese dypalëshe nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Shqipërisë drejtuar Qendrës Greke të Koordinimit për Operacionet dhe Menaxhim me Kriza.
Dy aeroplanë PZL nga baza ajrore e Korfuzit do të nisen për në zonën e prekur në jug të Shqipërisë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.