• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjithnjë e më pak refugjatë ukrainas duan të kthehen në vend

Gjithnjë e më pak refugjatë ukrainas duan të kthehen në vend

Kiev, 2 maj 2024 (MIA) - Më shumë se gjysma e refugjatëve ukrainas jashtë vendit ende planifikojnë të kthehen në Ukrainë, edhe pse pjesa e tyre është ulur me më shumë se 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar, sipas një sondazhi të agjencisë së hulumtimit të opinionit publik "Info sapiens".

Kështu, 26,2 për qind e refugjatëve ukrainas janë të bindur se do të kthehen në shtëpi, ndërsa 26,3 për qind planifikojnë ta bëjnë këtë, raportoi Unian. Mes tyre, 61 për qind planifikojnë të zhvendosen në Ukrainë pas përfundimit të luftës. 

Për krahasim, në nëntor të vitit 2022, sondazhi tregon se 49.7 për qind e refugjatëve ukrainas planifikojnë që patjetër të kthehen në shtëpi. Prej tyre, 24.3 për qind deklaruan se planifikojnë ta bëjnë këtë. Përqindja e të rriturve që planifikojnë të kthehen në shtëpi është më e lartë.

Tek fëmijët kjo përqindje është më e vogël, 22 për qind e tyre definitivisht dëshirojnë të kthehen, ndërsa 25 për qind ndoshta duan. Shumica e atyre që duan të kthehen janë fëmijë të moshës 6 deri në 14 vjeç dhe ata që mësojnë në shkollat ​​ukrainase. Gjithashtu, është rritur numri i ukrainasve që dëshirojnë të jetojnë jashtë se sa në Ukrainë.  

Siç pritej, një qëndrim më i gjatë jashtë vendit pasohet nga një nivel i lartë i përshtatjes me jetën e re. qa/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR