• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjermania dhe Japonia dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, Kina e shqetësuar

Gjermania dhe Japonia dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, Kina e shqetësuar

Berlin, 14 prill 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc e dënoi sulmin ajror iranian ndaj Izraelit, Japonia u bashkua në dënimin e sulmit, ndërsa Kina shprehu shqetësim të thellë duke u bërë thirrje vendeve të qetësohen, transmetuan agjencitë botërore.

"Kancelari gjerman Olaf Sholc dënoi ashpër sulmet ajrore të Iranit ndaj Izraelit dhe Irani rrezikon një zjarr rajonal me këto sulme të papërgjegjshme dhe të pajustifikuara", deklaroi zëdhënësi qeveritar Shtefen Hebestrejt pas mbërritjes së Sholcit në metropolin ekonomik kinez Çonking.

"Në këto momente të vështira, Gjermania qëndron fort pas Izraelit. Tani do të diskutojmë nga afër për përgjigjet e mëtejshme me partnerët dhe aleatët tanë të G7", shtoi ai.

Japonia dënoi ashpër sulmin hakmarrës të Iranit ndaj Izraelit, duke e quajtur atë një përshkallëzim të ngjarjeve. Tokio tha se ishte thellësisht i shqetësuar për situatën, në një deklaratë të publikuar nga Ministri i Punëve të Jashtme.

"Ky sulm është një nga ato që e përkeqëson më tej situatën aktuale në Lindjen e Afërt. Ne jemi thellësisht të shqetësuar dhe dënojmë fuqishëm këtë lloj përshkallëzimi", thuhet në kumtesën.

"Kina është "thellësisht e shqetësuar" për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Afërt pasi Irani lëshoi drone dhe projektila në një sulm hakmarrës ndaj Izraelit, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

"Kina u bën thirrje palëve përkatëse të qëndrojnë të qetë dhe të tregojnë përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Kina i bën thirje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht vendeve me ndikim, të luajnë një rol konstruktiv në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal" thuhet në kumtesën e zëdhënësit. ls/

foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR