Gjashtë çiklistë gjermanë janë lënduar në Spanjë pasi në ta është përplasur një automobil, të cilin e ka drejtuar një plak 89-vjeçar
- Gjashtë anëtarë të ekipit gjerman të çiklizmit janë lënduar pasi në ta është përplasur një automobil, me të cilin ka drejtuar një plak 89-vjeçar në ishullin spanjoll Palma de Majorka, publikuan sot mediumet spanjolle.
- Post By Besnik Shuki
- 14:38, 28 janar, 2025
Madrid, 28 janar 2025 (MIA) - Gjashtë anëtarë të ekipit gjerman të çiklizmit janë lënduar pasi në ta është përplasur një automobil, me të cilin ka drejtuar një plak 89-vjeçar në ishullin spanjoll Palma de Majorka, publikuan sot mediumet spanjolle.
Çiklistët e lënduar janë hospitalizuar dhe asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetë.
Ata nga hoteli janë nisur në një vozitje stërvitëse, por pasi kanë kaluar 2,7 kilometra, ka ndodhur fatkeqësia, kur në ta është përplasur automobili, ndërsa shoferi ka pranuar se nuk i ka parë. bsh/
Foto: MIA arkiv