• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gazetarja e ka zemëruar Ramën me pyetjen se çka kërkon Aleks Sorosi tek Samiti në Tiranë

Gazetarja e ka zemëruar Ramën me pyetjen se çka kërkon Aleks Sorosi tek Samiti në Tiranë

Tiranë, 29 shkurt 2024 (MIA) - Një gazetare e ka zemëruar sot kryeministrin shqiptar Edi Rama, kur e ka pyetur se në çfarë cilësie në dy samitet, të mbajtura në Tiranë, ka marrë pjesë dhe Aleks Soros.

Në fund të konferencës për shtyp, me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varhei, gazetarja Ambrozia Meta e ka pyetur Ramën "pse Aleks Sorosi duhet patjetër rë jetë i pranishëm jo vetëm në samit, por edhe në fotografinë familjare.

"Kam harruar të ju pyes juve", i prerë dhe dukshëm nervoz u përgjigj Rama.

Gjatë dy samiteve, është vënë re pjesëmarrja e Aleks Sorosit, djali i filantropit Xhorxh Soros, i cili qëndron mbrapa Ramës në takimet e Samitit. Gjithashtu është dhe në fotografinë familjare me të gjithë zyrtarët e lartë shtetëror nga rajoni dhe BE-ja.

Aleks Sorosi është parë shpesh teksa shoqërohet me kryeministrin Rama, madje e quan “vëlla”, por miqësia me kryeministrin duket e pamjaftueshme për të qenë pjesë e këtyre organizimeve kaq të rëndësishme. Ende nuk dihet se me çfarë detyre apo funksioni është kaq i përfshirë Aleksandar Soros në punët e qeverisë dhe në samite të tilla, thonë mediat shqiptare. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR