• e diel, 30 qershor 2024

Gashi-Angellov: Nevojitet të avancohet klima e marrëdhënieve dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Gashi-Angellov: Nevojitet të avancohet klima e marrëdhënieve dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Shkup, Angel Angelov, ku është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha fusha, kumtoi pres shërbimi i Kuvendit.

Ambasadori Angelov, duke e uruar për funksionin e ri Gashin, iu referua zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Bullgari, si dhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Ai shprehu besimin se parlamentet e sapozgjedhura në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë do të krijojnë komunikim të mirë dhe intensiv, veçanërisht përmes grupeve parlamentare të bashkëpunimit.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se nevojitet të përmirësohet vazhdimisht klima e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si vende fqinje që janë të përkushtuara për bashkëpunim të vazhdueshëm.

Bashkëbiseduesit, po ashtu shkëmbyen mendime edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, si dhe për perspektivat evropiane të vendit tonë në periudhën e ardhshme. bsh/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR