Friden: Nuk duhet të kalojnë dekada që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE
- Kryeministri i Luksemburgut, Luk Friden sot në Bruksel tha se BE-ja duhet ta kuptojë vlerën gjeopolitike të procesit të zgjerimit.
- Post By Sara Ademi
- 12:12, 19 dhjetor, 2024

Bruksel, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Luksemburgut, Luk Friden sot në Bruksel tha se BE-ja duhet ta kuptojë vlerën gjeopolitike të procesit të zgjerimit.
"Mendoj se mesazhi kryesor për ne, edhe në Evropën Perëndimore, është se duhet të kujdesemi për Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të inkurajojmë procesin e reformës, por ai nuk mund të zgjasë për dekada përpara se të paktën një nga ato vende të bashkohet me BE-në", tha Friden pas mbërritjes në një takim të Këshillit Evropian, ku do të diskutohet zgjerimi i BE-së.
Ai shtoi se Samiti i djeshëm BE-Ballkani Perëndimor për të ishte "veçanërisht interesant dhe jashtëzakonisht i dobishëm" dhe vlerësoi se ishte një "takim shumë i rëndësishëm". sa/
foto: Arkivi i MIA-s