Fon der Lajen nesër do ta publikojë planin për "riarmatosje të Evropës"
- Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen njoftoi se nesër do ta publikojë planin për riarmatim të Evropës.
- Post By Sara Ademi
- 13:47, 3 mars, 2025

Bruksel, 3 mars 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen njoftoi se nesër do ta publikojë planin për riarmatim të Evropës.
"Nesër do të informoj me letër vendet anëtare (të BE-së) për një plan për riarmatimin e Evropës. Ne kemi nevojë për një nxitje masive të mbrojtjes", theksoi Fon der Lajen në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me planet e ardhshme të mbrojtjes së BE-së, gjatë prezantimit të sotëm të Dialogut Strategjik për Industrinë Evropiane të Automobilave.
Fon der Lajen theksoi se ne të gjithë duam padyshim paqe të qëndrueshme në Evropë, por se një paqe e tillë mund të arrihet vetëm përmes fuqizimit.
"Duhet të fillojmë duke forcuar veten së pari. Ky është edhe qëllimi i planit që unë do t'ua paraqes vendeve anëtare nesër”, shtoi Fon der Lajen. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s