• e mërkurë, 03 korrik 2024

Finlanda do të vendosë barriera në kufirin me Rusinë

Finlanda do të vendosë barriera në kufirin me Rusinë

Helsinki, 17 nëntor 2023 (MIA) - Finlanda do të vendosë barriera në vendkalimet kufitare me Rusinë, të cilat planifikon t'i mbyllë në mesnatë, njoftoi policia kufitare finlandeze.

Dje qeveria finlandeze vendosi që të mbyllë katër nga nëntë vendkalimet e saj kufitare me Rusinë si përgjigje e numrit të rritur të azilkërkuesve të cilët hyjnë në vend nëpërmjet kufirit të saj lindor. 

"Qëllimi ynë është që të shfrytëzojmë barriera që ta ndërprejmë hyrjen në vend", deklaroi Mati Pitkaniti, oficer për marrëdhënie ndërkombëtare i policisë kufitare finlandeze, duke shtuar se masat të cilat i ka ndërmarrë janë rezultat i ndryshimeve në politikën e Rusisë në lidhje me vendkalimin kufitar. 

Më shumë se 200 azilkërkues mbërritën në Finlandë këtë javë, për çka liderët e vendit e akuzuan Rusinë se po i inkurajon dhe dërgon njerëzit drejt kufirit, gjë të cilën e mohon Moska. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR