• e shtunë, 11 maj 2024

Finalja e FA Kupës angleze më 25 maj

Finalja e FA Kupës angleze më 25 maj

Londër, 23 prill 2024 (MIA) - Finalja e FA Kupës angleze do të luhet më 25 maj në stadiumin "Uembli" në Londër në terminin tradicional të pasdites, vendosi sot Federata e Futbollit të Anglisë (FA). 

Finalja është caktuar për në orën 16 sipas kohës së evropës së mesme, ndërsa FA bëri të ditur se termini është përcaktuar në koordinim me klubet, policinë dhe shtëpitë televizive. 

"Fillimi i ndeshjes është caktuar për në orën 15 sipas kohës lokale. Vendimi është marrë bashkë me klubet, autoritetet lokale, policinë dhe shtëpitë televizive të cilat do ta transmetojnë ndeshjen drejtpërdrejtë", njoftoi FA. 

Në finale do të luajnë Mançester junajtedi dhe mbrojtësi i trofeut Mançester siti. fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR