• e premte, 05 dhjetor 2025

Inzagi: Duartrokitje lojtarëve të të dyja ekipeve për performancën e jashtëzakonshme në fushë

Inzagi: Duartrokitje lojtarëve të të dyja ekipeve për performancën e jashtëzakonshme në fushë

Milano, 7 maj 2025 (MIA) - Interi mposhti mbrëmë Barcelonës duke arritur kështu të kualifikohet në finalen e Ligës së kampionëve. Trajneri Simone Inzagi thotë se ka qenë i impresionuar nga kundërshtarët e tij, por tha se nuk do të ndërronte lojtarët e tij për askënd tjetër.

"Para së gjithash, duhet ta përgëzojmë Barcelonën, një ekip vërtet i fortë. Doemos të ishim super Inter. Duartrokitje për këta djem për dy performancat e jashtëzakonshme në fushë. Jam i lumtur që jam trajneri i tyre, ata dhanë gjithçka nga vetja. Është e drejtë që ta shijojnë suksesin në këtë stadium”, ka thënë Inzagi për "Skaj sport".

Kishim disa probleme, por të gjitha pengesat i tejkaluam me zemër, shtoi ai më tej.

“Pas ndeshjes së parë kishim plan për ndeshjen kthyese, por pa sakrificë dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin kjo nuk mund të arrihet", vazhdoi Inzagi.

Ai ka përmendur mes tjerash cilësitë e ekipit të Barcelonës, jo vetëm të Lamin Jamalit (17) i cili mori duartrokitjet më të mëdha në ndeshjen e parë.

"Flitet shumë për Jamalin, por pashë edhe një lojtar tjetër të jashtëzakonshëm, Frenki De Jong. Më bëri përshtypje me nivelin e Jamalit, ai pastroi çdo top të dytë. Nuk do t'i ndërroja lojtarët e mi me askënd në botë, por pashë shumë lojtarë të tjerë të fortë pranë Jamalit", shton trajneri italian.

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR