• e premte, 05 dhjetor 2025

Rajs pas humbjes së Arsenalit në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve: Dhamë absolutisht gjithçka në këtë turne

Rajs pas humbjes së Arsenalit në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve: Dhamë absolutisht gjithçka në këtë turne

Paris, 8 maj 2025 (MIA) - Mesfushori i Arsenalit, Deklan Rajs ka vlerësuar portierin e PSZH-së, Xhanluixhi Donaruma për ndërhyrjet e tij në dy ndeshjet e gjysmëfinales midis dy ekipeve.

PSZH-ja e fitoi ndeshjen kthyese 2-1 dhe u kualifikua në finalen e Ligës së kampionëve me një rezultat të përgjithshëm 3-1.

"Dominuam në fillim dhe nëse një nga ato momente do të realizohej në 15-20 minutat e para, rrjedha e ndeshjes do të kishte qenë ndryshe. Këto janë gjërat e vogla në futboll. Natyrisht, kështu duhej të ndodhte. Dhamë absolutisht gjithçka në këtë turne. Mund të kishim shënuar tre ose katër gola në dy ndeshjet, por Donaruma ishte i jashtëzakonshëm", ka thënë Rajs pas ndeshjes.

PSZH do të përballet me Interin në finalen e Ligës së kampionëve, pasi këta të fundit mposhtën Barcelonën në gjysmëfinale. Ndeshja do të luhet në Munih më 31 maj.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR