PSZH-ja me fitoren e saj të dyfishtë ndaj Arsenalit siguron finalen në Ligën e kampionëve
- Lojtarët e PSZH-së e mposhtën mbrëmë Arsenalin 2-1 (1-0) në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së kampionëve në Paris, duke eliminuar ekipin londinez me një rezultat të përgjithshëm prej 3-1 në rrugën drejt finales së madhe në Munih.
- Post By Fami Bajrami
- 09:29, 8 maj, 2025
Paris, 8 maj 2025 (MIA) – Lojtarët e PSZH-së e mposhtën mbrëmë Arsenalin 2-1 (1-0) në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së kampionëve në Paris, duke eliminuar ekipin londinez me një rezultat të përgjithshëm prej 3-1 në rrugën drejt finales së madhe në Munih.
Pasi fituan ndeshjen e parë një javë më parë në Londër 1-0, kampionët francezë dyfishuan epërsinë në ndeshjen kthyese para tifozëve vendas në minutën e 22-të me golin e Ruizit, ndërsa Hakimi ngriti epërsinë në 2-0 në minutën e 72-të.
Arsenali e ngushtoi diferencën me anë të Sakas në minutën e 72-të, por skuadra angleze nuk arriti të bëjë kthesë të plotë dhe mbeti pa finale në garën elitare evropiane për klube.
Kundërshtar i PSZH-së në finale do të jetë Interi i cili mposhti Barcelonën 4-3 në në një ndeshje dramatike në Milano, pasi ndeshja e parë në Spanjë përfundoi me barazim 3-3.
Finalja e Ligës së kampionëve është planifikuar për më 31 maj në "Alians arena" në Munih.
Për Interin, kjo do të jetë finalja e shtatë në përpjekje për të fituar titullin e katërt në Evropë, ndërsa PSZH-ja do të përpiqet të fitojë trofeun e parë në finalen e dytë të Ligës së kampionëve.
FOTO: UEFA/Fejsbuk