• e premte, 05 dhjetor 2025

Flik: Jam i zhgënjyer, por jo me ekipin tim

Flik: Jam i zhgënjyer, por jo me ekipin tim

Milano, 7 maj 2025 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik ka qenë i shqetësuar nga disa vendime të arbitrit pas humbjes 4-3 të ekipit të tij ndaj Interit që pengoi katalunasit të arrijnë në finalen e Ligës së kampionëve.

Flik kritikoi arbitrin polak Shimon Marçinjak i cili kishte shumë punë në ndeshjen kthyese në stadiumin "Gjuzepe Meaca" në gjysmëfinalen e turneut më prestigjioz evropian të futbollit për klube, me çka Interi u kualifikua në finale me rezultat të përgjithshëm 7:6 dhe pret fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal midis PSZH-së dhe Arsenalit.

"Nuk dua të flas shumë për gjyqtarin, por çdo vendim që ishte 50:50 u vendos në favor të Interit. Jam i zhgënjyer, por jo me ekipin tim. Ata provuan gjithçka. Kështu është. U eliminuam, por vitin tjetër do të përpiqemi t’i bëjmë tifozët përsëri të lumtur. Kjo më pikëllon... Ekipi im bëri një punë të shkëlqyer. Nuk dua të flas për gjyqtarin... I thashë çfarë mendoja, por nuk do ta them këtu", ka thënë Flik në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Barcelona ndiqte tripletën pas fitores në Kupën e Spanjës, por tani do ta kthejë vëmendjen te La liga ku është në krye të tabelës, ndërsa të dielën pret rivalin e saj më të madh, Real Madridin e cila ka katër pikë më pak, ndërsa mbeten edhe katër xhiro deri në fund të sezonit.

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR