• e premte, 05 dhjetor 2025

Interi është finalisti i parë i Ligës së kampionëve

Interi është finalisti i parë i Ligës së kampionëve

Milano, 7 maj 2025 (MIA) - Interi arrin finalen e Ligës së kampionëve, pas një fitore spektakolare në “Gjuzepe Meaca” mbrëmë kundër Barcelonës me rezultatin 4-3 pas 120 minutash lojë.

Portieri i Interit, Jan Zomer i cili u zgjodh edhe nga UEFA si lojtari i ndeshjes së dytë të gjysmëfinales, nuk e fshehu se ishte shumë i lumtur që kishte arritur në finale.

"Jam shumë i lumtur, luajtëm një ndeshje të jashtëzakonshme. Cilën mbrojtje do ta mbaj mend? Të fundit kundër Lamin Jamalit. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe për fat të mirë nuk shënoi gol. Shumë ekipe do të dorëzoheshin pasi humbin 2-3, por ne arritëm të rikthehemi në lojë", ka thënë Zomer për "Skaj Italia".

Interi do të pret në finale fituesin e ndeshjes midis PSZH-së dhe Arsenalit që luhet sonte në Paris me fillim në ora 21. 

Ndeshja e parë në Londër përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të parisienëve.

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR