• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mbi 2.000 policë janë mobilizuar për ndeshjen PSZH-Arsenal

Mbi 2.000 policë janë mobilizuar për ndeshjen PSZH-Arsenal

Paris, 7 maj 2025 (MIA) - Më shumë se 2.000 policë do të jenë të sistemuar sonte në Paris për të siguruar rendin para ndeshjes së dytë nga gjysëmfinalja e Ligës së kampionëve midis PSZH-së dhe Arsenalit.

Prefektura policore planifikon të mobilizojë më shumë se 2.000 policë rreth stadiumit "Parku i Princave", në vendet e zakonshme të grumbullimit në Paris dhe lagjet përreth, si dhe në stacionet e trenave dhe autobusëve.

"Nuk do të tolerohet asnjë trazirë" paralajmëroi prefektura, e cila do të vendosë "një sistem mbrojtës rreth stadiumit dhe një tjetër rreth Shanzelizes, si pjesë e masave përgatitore që lidhen me shënimin e 8 majit 1945" dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, PSZH-ja e fitoi Arsenalin me rezultat 1-0 në Londër. rq/bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR